Filmi i metrazhit të gjatë debutues “Vera Andrron Detin” me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi do t’a ketë premierën në një ndër festivalet më të vjetra dhe më të mira në botë ‘Venice Film Festival’.
Filmi është në konkurencë zyrtare në programin Orizzonti ku president e jurisë është regjisorja Boshnjake Jasmila Zbaniç, ndwrsa filmi konkuron për disa kategori: – Filmin më të mire; Regjinë më të mirw; Çmimin special të Jurisë; kategorinw aktori mw i mirw, dhe aktorja më e mirë, si dhe nw kategorinw për skenarin më të mirë.
Përmbajtja narrative e filmit përshkruan përditshmërinë e qetë të Verës (64), që ç’rregullohet nga vetëvrasja e papritur e burrit të saj, e që hapë rrugë për një paradë të padëshiruar kërcënimesh nga kusherinjtë që pretendojnë të kenë pronësi mbi shtëpinë e familjes së tyre në fshat.
Kur tendencat e një skeme të nëntokës fillojnë të dalin në pah, bota e Verës përballet me rreziqe të cilat duket se do ta fundosin atë. Frika dhe mosbesimi, shtyejnë Verën të marrë fatin e familjes në duart e saj. E zhytur në një atmosferë të tensionuar, “Vera Andrron Detin” është një portret intim por edhe univerzal i një gruaje e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazishë gjinore thellë të rrënjosura në shoqëri edhe në ditët e sotme’.
Regjisorja Krasniqi u shpreh:
‘Në këtë rrugëtim shtatë vjeçar plot sfida, kam qenë e determinuar t’u jap zë grave në mezomoshë – gjeneratë kjo që rrallë shqyrtohet në film, por edhe letërsi. Në anën tjetër, shumë stereotipe i mvishen këtij brezi. Lufta e Verës për pronën familjare shpalosë një ambient politik e kulturor të ndërtuar mbi pabarazitë, për të cilat kemi nevojë të mendojmë kolektivisht – jo vetëm në Kosovë, por edhe globalisht – këtë herë duke mos negociu me traditën.
Ndihem shumë e nderuar që “Vera Andrron Detin” do ta ketë premieren këtë shtator, në njërin prej festivaleve të ëndërrave të mija – Venice Film Festival.