Kandidati i PDK-së për Prizrenin, Shaqir Totaj, ka zyrtarizuar koalicionin me LDK-në dhe ish–kandidatin e tyre, Driton Selmanaj.
Totaj u shpreh i bindur se “idetë e reja dhe përvoja e kësaj force politike do t’i shërbejnë Prizrenit edhe më shumë”.
“E falendëroj udhëheqjen e kësaj partie dhe kryetarin e degës në Prizren, Driton Selmanaj për besimin dhe mbështetjen në balotazh duke dëshmuar se para Prizrenit dhe qytetarëve të tij, interesat partiake mbesin në rendin të dytë”, deklaroi Totaj.
“Prizren urime dhe na priftë e mbara! Rrugëtojmë bashkë +4 për Prizrenin e të gjithëve dhe për të gjithë”, u shpreh në fund ai. /Gazeta Enigma
