Këtë të hënë ka ndodhur një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 17:35 në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli, raporton Gazeta “Enigma”.
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës, i cili tha se një këmbësor është goditur nga një motor.
“Rreth orës 17:35, në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në Vragoli është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një këmbësor është goditur nga një motor. Në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Është njoftuar prokurori dhe mjekësia ligjore, ndërsa hetimet janë duke u kryer nga Policia për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë çuar deri te ky aksident tragjik. Policia apelon për kujdes në trafik, respektim të rregullave dhe përshtatje të shpejtësisë në rrugë, veçanërisht kur ka ndryshime atmosferike – reshje dhe dukshmëria është më e kufizuar”, ka thënë Hoxha.
