Qeveria në detyrë e Kosovës gjatë një mbledhjeje elektronike të mbajtur të enjten ka miratuar tri kërkesa, në mesin e të cilave edhe një që ka të bëjë me marrëveshje të kredisë me Bashkimin Evropian.
Përmes një njoftimi për media u dhanë detaje të tjera nga ekzekutivi.
“Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit”.
“Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro”.
“Miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B”, thuhet në njoftim
