Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, ka thënë se në mesin e viktimave të aksidentit në Kroaci është edhe një gjerman.
Maas tha se ekipet e ministrisë që drejton janë në kontakt me Kosovën dhe Kroacinë për të ndihmuar të mbijetuarit dhe se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman.
“Së bashku me shokët tanë në Kosovë dhe Kroaci ne mbajmë zi për viktimat e aksidentit të tmerrshëm të autobusit. Ekipet tona janë në kontakt të ngushtë për të ndihmuar të mbijetuarit. Ne tani kemi edhe sigurinë e trishtuar se në mesin e të vdekurve është edhe një gjerman”, ka thënë ai.
Gemeinsam mit unseren Freunden in #Kosovo ???????? und #Kroatien ???????? trauern wir um die Opfer des furchtbaren Busunglücks. Unsere Teams sind in engem Kontakt, um den Überlebenden zu helfen. Wir haben nun die traurige Gewissheit, dass sich unter den Toten auch eine Deutsche befindet.— Heiko Maas ???????? (@HeikoMaas) July 27, 2021