Pas mbylljes së kutive të votimin kanë dalë edhe rezultatet e para të EXIT POLL për balotazhin e 9 nëntorit, raporton Gazeta “Enigma”.
Kandidati i PDK-së, Arian Tahiri ka arritur ta mposhtë kandidatin e LVV-së Faton Pecin në raundin e dytë të Zgjedhjeve Lokale në Mitrovicë sipas EXIT POLL të realizuar nga Albanin Post.
Sipas rezultatit të EXIT POLL-it Tahiri ka marrë 50.9% të votave, ndërsa Peci ka marrë 49.1% të votave. /Gazeta Enigma/

