Arrestohet një person pasi goditi me veturë zyrtarin policor

Arrestohet një person pasi goditi me veturë zyrtarin policor

Policia ka njoftuar se një person është arrestuar pasi ka goditur me veturë një zyrtar policor në fshatin Gllamnik të Podujevës.

Rasti ka ndodhur pasi i dyshuari fillimisht nuk i është ndaluar policisë dhe, pasi është arritur të ndalohet, ai ka lëvizur mbrapa, duke goditur zyrtarin policor.

Polici është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. / Gazeta Enigma.

Related Articles