Kryeministri në detyrë, Albin Kurti përmes një reagimi ka falënderuar qytetarët për daljen në votime gjatë balotazhit të së dielës, raporton Gazeta Enigma.
“Ju falemnderit për pjesëmarrje në balotazhin e djeshëm të gjithë juve që e ushtruat të drejtën e votës. Treguat vullnet dhe pjekuri, i kontribuat demokracisë në Kosovë dhe orientimit të politikave publike në komunat tuaja. Mbajeni përgjegjës tani secilin kryetar për premtimet e dhëna dhe gjendjen në qytete e fshatra.
Ai pastaj u drejtua edhe aktivistëve të partisë së tij, duke theksuar se “lëvizjen s’e ndali as bashkimi i gjithë kundërshtarëve”.
“Të dashur aktivistë të VETËVENDOSJE!-s, Tash do të qeverisim në shtatë komuna të Republikës, pra më shumë se kurdoherë më parë. Lëvizjen tonë s’e ndali dot as bashkimi i të gjithë kundërshtarëve. Ju falemnderit çdonjërit për angazhimin. Na presin shumë punë e sfida, që do të thotë se para nesh ndodhen shumë suksese e fitore”, ka shkruar kryetari i LVV-së.
