Fshesa e Qeverisë Kurti, e ka kapur edhe Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’, ku atje kryesues i Këshillit Drejtues është emëruar Salem Lepaja, që njihet edhe si zyrtar i Vetëvendosjes (VV).
Në fillim të këtij muaji, Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), ka emëruar katër anëtarët e rinj të Këshillit Drejtues.
Të emëruarit nga MASHTI janë: Prof.dr.Agron Dida, Prof.dr.Salem Lepaja, Prof.dr. Gazmend Kaçaniku dhe Prof.dr. Ilir Mazreku.
Gjatë ditës së sotme është mbajtur mbledhja konstitutive e Këshillit Drejtues (KD) të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe aty Kryesues i KD, është zgjedhur Salem Lepaja.
Lepaja është zyrtarë i lartë i VV’së dhe në të kaluarën është parë në disa konferenca në selitë e kësaj partie.
Ndryshe Universiteti i Mitrovicës njihet për skandale të shumta, sidomos në punësimet nepotiste familjare dhe politike.