Shqipëri-Angli, shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Tiranë

Shqipëri-Angli, shiten të gjitha biletat për ndeshjen në Tiranë

Janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026 që Shqipëria e zhvillon kundër Anglisë.

Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Shqipërisë.

Procesi i rezervimit të biletave u hap më 15 tetor, ndërsa janë shpërndarë përmes “një përzgjedhjeje elektronike dhe të rastësishme”.

Po, ashtu, ferata u bën thirrje shikuesve të përkrahin me pasion dhe krenari Shqipërinë.

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë luhet më 16 nëntor në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Related Articles