Orges Shehi largohet nga Ballkani, dy emra në garë për ta zëvendësuar

Orges Shehi largohet nga Ballkani, dy emra në garë për ta zëvendësuar

Trajneri Orges Shehi nuk është më pjesë e FC Ballkanit. Tekniku nga Shqipëria është larguar nga drejtimi i kampionëve në fuqi, pasi nuk e ka udhëhequr ekipin në stërvitjen e sotme dhe ka paraqitur dorëheqjen e tij në klub.

Burime të afërta me klubin nga Suhareka, bëjnë të ditur se arsyet e largimit të Shehit janë kryesisht financiare, pasi futbollistët e Ballkanit janë në mungesë të disa pagave të prapambetura.

Shehi kishte marrë drejtimin e Ballkanit në dhjetor të vitit të kaluar, por largohet pa e kompletuar një vit në krye të skuadrës. Megjithatë, periudha e tij në Suharekë vlerësohet si e suksesshme, pasi Ballkani u shpall nënkampion i Kosovës dhe pati para paraqitje të mira në garat evropiane.

Sipas burimeve të Telegrafit, në listën e presidentit Arsim Kabashi për pasuesin e Shehit janë dy emra të njohur:

Zoran Zekic, ish-trajner i Partizanit të Tiranës, që më parë ka drejtuar klube si Sheriff Tiraspol, Osijek, Slaven Belupo dhe Sarajevo, është kandidati kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Në garë është edhe Ismet Munishi, i cili më parë ka qenë trajner i Ballkanit dhe ka arritur suksese të mëdha, duke e kthyer klubin nga lufta për mbijetesë në një ekip konkurrues për titullin kampion.

Orges Shehi e lë Ballkanin në vendin e dytë të renditjes me 23 pikë, tre më pak se Prishtina, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ballkani pritet të vendosë në ditët në vijim për trajnerin e ri, ndërsa era Shehi në Suharekë përfundon pas një periudhe me rezultate solide. 

Related Articles