Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë

Pas triumfit historik, Hoxha: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë

Arbër Hoxha ka reaguar pas fitores 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Andorrës, një triumf i rëndësishëm për objektivat e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prononcimin për “DigitAlb”, mesfushori u shpreh se sfida ishte më e vështirë nga sa pritej, por ekipi arriti të reagojë në kohë:“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante kështu. Për fat të mirë, në pjesën e dytë e ndryshuam impaktin e lojës dhe morëm 3 pikët”, tha Hoxha.

Ai u ndal edhe te forma e tij dhe dëshira për të qenë titullar në ndeshjet vendimtare. “Gjithmonë është kënaqësi të jem këtu. Trajneri vendos sa do të luaj. Unë jam gati, te klubi luaj çdo tre ditë dhe kam ritmin e lojës. Normalisht, do të doja të isha edhe ndaj Anglisë”.

Mesfushori shtoi se fitoren ia dedikon tifozëve shqiptarë kudo në botë. “Ia dedikoj këtë sukses gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe atyre që kishin marrë rrugë të largët për të qenë sot në stadium,”përfundoi Hoxha.

Related Articles