A mund të përballet Shqipëria me Italinë në ‘playoff’ të Kupës së Botës?

A mund të përballet Shqipëria me Italinë në ‘playoff’ të Kupës së Botës?

Italia ka mbyllur fazën e grupeve të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe tashmë është në pritje të shortit të playoff-it, i cili do të hidhet më 20 nëntor.

Pavarësisht humbjes 4-1 ndaj Norvegjisë në ndeshjen e fundit, Azzurrët e kanë siguruar vendin në fazën eliminatore dhe do të jenë në grupin e ekipeve të renditura më lart.

Në gjysmëfinale, Italia do të luajë në shtëpi kundër njërit prej këtyre kundërshtarëve: Suedisë, Rumanisë, Irlandës së Veriut ose Maqedonisë së Veriut. Ndeshja zhvillohet më 26 mars 2026.

Fokusi kryesor për tifozët shqiptarë është mundësia që në finalen e playoff-it, Italia të përballet me Shqipërinë. Kuqezinjtë janë në listën e kundërshtarëve potencialë të finales së 31 marsit, së bashku me: Uellsin, Skocinë, Sllovakinë, Republikën Çeke, Irlandën, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Nëse të dyja kombëtaret kalojnë gjysmëfinalet, përballja Italia–Shqipëri mund të vendosë njërin prej vendeve evropiane në Kupën e Botës 2026.

Related Articles