Vazhdojnë reshjet e dendura të shiut në Prishtinë, lyhen sërish vijat e fushës

Vazhdojnë reshjet e dendura të shiut në Prishtinë, lyhen sërish vijat e fushës

Shiu i rrëmbyeshëm në Prishtinë e ka dëmtuar fushën në stadiumin “Fadil Vokrri”, pasi që nga mbrëmë reshjet nuk janë ndalur.

Vijat janë zbehur plotësisht për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Dy mirëmbajtës të fushës po luftojnë aktualisht me shiun dhe stuhinë, duke i lyer vijat me bojë të bardh. Se a do t’i rezistojnë vijat shiut – mbetet të shihet.

Lojtarët e Kosovës sapo kanë arritur në stadium dhe janë nisur drejt zhveshoreve.Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet sot nga ora 20:45.

Related Articles