Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar në takim liderët e partive politike, pas dështimit të Glauk Konjufcës për të krijuar Qeverinë.
Aty pritet që të diskutohet për datën e zgjedhjeve të reja.
“Ftoheni në një takim të përbashkët konsultativ për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në ftesë.
Ftesa është thirrur për orën 10:30.
