Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka falënderuar Qeverinë në detyrë dhe Albin Kurtin për mjetet e ndara për Kombëtaren e Kosovës.
Ademi e cilëson këtë mbështetje si jetike, jo vetëm të Qeverisë, por të gjithë ata që po qëndrojnë krah Kosovës.
Albin Kurti sot premtoi 1 milion euro në rast se Kosova siguron Kupën e Botës 2026.
“Shpërblimet e caktuara nga ekzekutivi për motivimin e ekipit para ndeshjeve të radhës përbëjnë një shtysë të fuqishme për futbollistët tanë, të cilët janë të përqendruar dhe të motivuar maksimalisht që ta çojnë Kosovën drejt objektivit historik, sigurimit të biletës për Kupën e Botës.”
Deri tani janë ndarë 250 mijë euro, pra për fazën e play-offit.
