Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka njoftuar se po investohen 4 milionë euro për ndërtimin e pishinës gjysmë-olimpike në Podujevë
Objekti, me një sipërfaqe prej 4,555 m², do të ketë dy pishina: një pishinë garuese 25×16 metra dhe një pishinë për fëmijë 15×7 metra.
Sipas Kurtit, punimet po ecin me ritëm të mirë dhe objekti pritet t’i ofrojë Podujevës kushte moderne për gara sportive dhe aktivitete rekreative.
