Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar vdekjen e një gruaje në Suharekë, e cila thuhet se të dielën në mbrëmje është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare pa shenja jete.
“Është raportuar se në QKMF Suharekë viktima femër është sjell pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
