Postoi foto me armë zjarri në rrjete sociale, arrestohet gjakovari

Postoi foto me armë zjarri në rrjete sociale, arrestohet gjakovari

Policia ka arrestuar një person në Gjakovë pasi i njëjti ka postuar foto në rrjete sociale me armë zjarri, shkruan Gazeta Enigma.

Rr. Fehmi Agani, Gjakovë / 15.12.2025 – 17:05. Është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar i cili kishte postuar në rrjet social foto me armë zjarri. Gjatë kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe sekuestruar 72 fishekë dhe dy gëzhoja. Me vendim të prokurorit, është iniciuar rast ndaj dy të dyshuarve meshkuj kosovarë”, kanë thënë nga Policia. / Gazeta Enigma.

Related Articles