Policia me aksion kundër veprimtarisë mjekësore të paligjshme në Prishtinë

Policia me aksion kundër veprimtarisë mjekësore të paligjshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një aksion kundër ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore farmaceutike në Prishtinë. 

Në këtë aksion janë intervistuar 11 persona të dyshuar dhe kanë kryer kontrolle në disa lokacione. 

“Njësitë e Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me persona të dyshuar nën dyshimin për kryerje të aktiviteteve që ndërlidhen me veprimtarinë e ‘Ushtrimit të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore farmaceutike’”, thuhet në raportin policor. 

Lidhur me rastin thuhet se janë realizuar urdhëresa për kontroll në disa lokacione ku gjatë kontrollit është sekuestruar sasi e konsiderueshme e produkteve medicinale, regjistra të ndryshëm të klientëve, dhe shërbimeve të ofruara dhe pajisje elektronike si laptop, shtëpiza kompjuterike dhe DVR të kamerave. 

“Në cilësi të personave të dyshuar janë intervistuar njëmbëdhjetë (11) persona në prani të avokatëve mbrojtës, kurse katër (4) personave të tjerë u është lënë ftesa për paraqitje në organet e hetuesisë”, thuhet në raportin policor. 

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. / Gazeta Enigma

Related Articles