Shtëpia e Shëndetit në Istog qëllohet me plumb, arrestohet një person

Shtëpia e Shëndetit në Istog qëllohet me plumb, arrestohet një person

Në Banjë të Istogut është raportuar se në Shtëpinë e Shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një plumb.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion.

I njëjti pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.

“Banje, Istog  19.12.2025, 10:10. Është raportuar se në shtëpinë e shëndetit është dëmtuar një dritare dhe një derë nga një predhë (plumb). Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe nga i njëjti është sekuestruar një armë pa municion dhe një karikator i zbrazët. Pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, shkruhet në raportin 24 orësh.

Related Articles