Ardhjet për fundvit – Kolona të gjata te Dheu i Bardhë

Ardhjet për fundvit – Kolona të gjata te Dheu i Bardhë

Pritjet e qytetarëve për të hyrë në Kosovë kanë filluar të zgjaten. Kjo për shkak të ardhjes së mërgimatarëve për festat e fundvitit.

Gjithsej, një orë atyre iu duhet të presin tek pika kufitare e Dheut të Bardhë.

E në pikën kufitare të njëjtë, kolonat regjistrohen deri në 500 metra.

Ndërkohë, në Muçibabë janë regjistruar pritje deri në 35 minuta, kurse në pikën kufitare të Merdares, pritjet vijojnë 5 deri në 10 minuta.

Përditësimi është bërë në ora 14:34.

Related Articles