Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

Xhiro e 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës do të vazhdoj edhe sot, me tre ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.

Janë tre sfida shumë të rëndësishme me gjashtë skuadra që duan maksimumin e pikëve.

Malisheva pret Dritën në stadiumin ‘Liman Gegaj’, në një sfidë ku dy skuadrat duan maksimumin e pikëve për të vazhduar ngjitjen.

Sidë tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, me Dukagjinin që është nikoqir i liderit aktual Ballkanit.

Gjilani synon që të vazhdoj me rezultate pozitive, pasi para tifozëve të vet pret Prishtinën e re.

Të gjitha ndeshjet e ditës së sotme fillojnë nga ora 13:00. 

Related Articles