“Mos lësho pe për Vukun e Martinin”- Korenica ironizon me sloganin VV-së

“Mos lësho pe për Vukun e Martinin”- Korenica ironizon me sloganin VV-së

Kandidati për deputet në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, Visar Korenica, ka ironizuar me sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Korenica ka kërkuar të mos lëshohet pe për çështjen e energjisë elektrike, kodin civil dhe paraqitjen në prokurori.

“Mos lësho pe për Vukun e Martinin. Mos lësho pe për rritje të çmimeve. Mos lësho pe për qindra tenderë një burimorë. Mos lësho pe për  vjedhjen e rezervave shtetërore. Mos lësho pe për paraqitje në prokurori. Mos lësho pe, koordinohu me Listën Serbe. Mos lësho pe për kodin civil, martesat e të njëjtës gjini. Mos lësho pe për ndërrimin e gjinisë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Related Articles