Arrestohet një bashkatdhetar në Serbi, pati me vete emblemën e UÇK-së

Arrestohet një bashkatdhetar në Serbi, pati me vete emblemën e UÇK-së

Një bashkatdhetar që po udhëtonte nëpër Serbi është arrestuar nga autoritetet atje, pasi me vete mbante emblemën e UÇK-së.

Kështu bëri të ditur avokati Arianit Koci, i cili bëri thirrje që të mos kalohet nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë.

Arrestimin për këtë aryse, Koci e quajti arbitrar dhe juridikisht të pajustifikueshëm.

“Mos kaloni nëpër Serbi me emblema apo ngjitëse me shkronjat UÇK në veturë. Sapo më erdhi informacioni se një bashkatdhetar ynë është arrestuar, pasi autoritetet serbe i kanë vërejtur emblemën e UÇK-së në veturë. Ky veprim është arbitrar dhe juridikisht i pajustifikueshëm”.

“Shprehja e identitetit politik apo historik nuk përbën vepër penale sipas standardeve evropiane të të drejtave të njeriut. Në këtë rast, këto veprime po përdoren si mjet presioni politik. Raportet ndërmjet shteteve janë të tensionuara. Çmimin po e paguajnë qytetarët e zakonshëm, të cilët mbesin të ekspozuar ndaj veprimeve arbitrare. Informimi i ndërsjellë dhe kujdesi mes nesh për momentin janë mburoja e vetme reale. Prandaj, për sigurinë tuaj, nëse kaloni tranzit nëpër Serbi, hiqni çdo shenjë të tillë”, ka shkruar Koci.

Related Articles