Policia e Kosovs ka njoftuar se është dhunuar seksualisht nj grua në Prishtinë, e cila ishte raportuar e zhdukur tash e një kohë, raporton Gazeta Enigma.
Në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se një person në bashkëveprim me një të dyshuar tjetër kanë kryer aktin, derisa edhe janë arrestuar.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 29.07.2021 pas një pune hetimore është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkë veprim me një të dyshuar tjetër kanë kryer veprën penale (dhunim) ndaj viktimës femër kosovare që ishte raportuar si person i zhdukur. I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.