Rriten për 20% ankesat ndaj policëve në IPK, 2 mijë e 480 të dorëzuara sivjet – u arrestuan 41 policë

Rriten për 20% ankesat ndaj policëve në IPK, 2 mijë e 480 të dorëzuara sivjet – u arrestuan 41 policë

Inspektorati Policor i Kosovës ka bërë një përmbledhje të punës gjatë vitit 2025, periudhë gjatë së cilës ka pranuar dhe menaxhuar 2 mijë e 480 ankesa.

Krahasuar me vitin e kaluar, IPK thotë se ka rritje të ankesave.

“Prej tyre 1753 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore dhe janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 717 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale (pjesa tjetër janë përcjellë në institucione tjera dhe në Departamentin e Inspektimeve). Bazuar në trendët e pranimit të ankesave këtë vit IPK ka pranuar mbi 20% më shumë ankesa krahasuar me vitin e kaluar (2046 ankesa në vitin 2024) e që i referohet kryesisht disa faktorëve si: fuqizimit të besueshmërisë së qytetarëve në Inspektoratin Policor, transparencës së institucionit etj”, thuhet në njoftim.

Përgjatë kësaj periudhe, Inspektorati ka arrestuar 41 policë dhe gjashtë qytetarë, ka dhënë 129 rekomandime për suspendim dhe dy për transfer.

Pesë veprat e hetuara më shpesh nga IPK janë: “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Rrezikim i trafikut publik”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Kanosje”.

“Përgjatë këtij viti IPK ka realizuar 12 inspektime prej të cilave 5 të rregullta dhe 7 të jashtëzakonshme . Nga këto inspektime, deri në këtë fazë janë dhënë 76 rekomandime për përmirësimin e performances policore”, thuhet në njoftim.

Related Articles