Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se rezultatet përfundimtare do të shpallen pas numërimit të votave me postë, me nevoja të veçanta dhe votat me kusht.
“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet nga të gjitha vendvotimet dhe do të shfaqen në platformë”, tha ai.
Pos tjerash, Radoniqi bëri të ditur se nesër nis numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike.
“Numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave për subjektet politike do të fillojë nesër nga ora 12:00, për shkak se i gjithë materiali sonte do të pranohet përgjatë tërë natës në qendrat e numërimit”, tha ai.
