Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar përditësimin më të fundit të rezultateve ku janë numëruar 900,330 vota nga 1,999,204 gjithsej, ose 45.03% e votave, ndërsa përpunimi i vendvotimeve ka arritur në 99.26%.
Sipas këtij përditësimi, renditja e partive politike është si më poshtë:
- Lëvizja VETËVENDOSJE! kryeson bindshëm me 429,979 vota, që përbëjnë 49.30% të totalit të votave të numëruara.
- Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 183,258 vota ose 21.01%.
- Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban vendin e tretë me 118,490 vota, që përfaqësojnë 13.59%.
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 49,571 vota apo 5.68%.
- Lista Serbe (Srpska Lista) ka marrë 41,335 vota, që përkthehen në 4.74%.
- NISMA Socialdemokrate ka grumbulluar 14,973 vota, ose 1.72%.
Bazuar në këtë rezultat, Cakolli ka publikuar ndarja e mandateve e cila është si vijon:
• LVV: 56 mandate (8 më shumë se në zgjedhjet paraprake);
• PDK: 23 mandate (1 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• LDK: 15 mandate (5 më pak se në zgjedhjet paraprake);
• AAK: 6 mandate (2 më pak se në zgjedhjet paraprake; ose 1 më shumë nëse ish-deputetët e NISMA-s llogariten veçmas);
• Lista Serbe: 9 mandate;
• GI SPO: 1 mandat;
• KDTP: 2 mandate;
• VAKAT: 1 mandat;
• NDS: 1 mandat;
• SDU: 1 mandat;
• IRDK: 1 mandat;
• PLE: 1 mandat;
• LPRK: 1 mandat;
• PSA: 1 mandat;
• JGP: 1 mandat.
Siç ka thënë ai “me procesimin e votave të mbetura brenda Kosovës, i vetmi ndryshim i mundshëm në numrin e mandateve mund të ndodhë mes PDK-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LVV-së) ose LVV-së (që mund të fitojë një mandat në dëm të LDK-së)”.
“Megjithatë, me rreth 70 mijë votues jashtë vendit, votat e të cilëve janë në lojë – ndonëse në skenarin më realist numri i votave të konfirmuara pritet të jetë rreth 50-60 mijë – rezultati final mund të pësojë ndryshime të mëtejshme”.
Nëse merren për bazë rezultatet e votimit jashtë vendit më 9 shkurt dhe trendet e zakonshme të votimit me kusht, rezultati përfundimtar sipas tij mund të jetë:
• LVV: ~50.1% deri ~50.8% (56-57 mandate)
• PDK: ~20.2% deri ~20.6% (22-24 mandate)
• LDK: ~13.1% deri ~14.2% (14-16 mandate)
• AAK: ~5.2% deri ~5.7% (6 mandate)
