Kreu i PDK-së pas mungesës së mbrëmshme në paraqitjet publike ka folur sot për rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, raporton Gazeta Enigma.
Ai tha se PDK-ja ka pasur rezultat të mirë dhe e ka ruajtur votën e vet.
“PDK ka pritur rezultat më të mirë por PDK ka arritur ta ruajë votën, elektoratin… Pozita i ka përgjegjësitë e veta, unë nuk jam prej atyre që iku, këto ditë do të kemi takime me struktura, vendimet i marr në kohë, të analizuara, të peshuara mirë dhe sigurisht nuk vonohem në vendimmarrje”.
