Varianti ‘Delta’ i COVID-19 mbizotërues në Kosovë, 90 për qind të rasteve janë nga ky virus

Varianti ‘Delta’ i COVID-19 mbizotërues në Kosovë, 90 për qind të rasteve janë nga ky virus

Xhevat Jakupi, nga Departamenti i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik bëri të ditur se nga të dhënat e fundit del se varianti ‘Delta’ i COVID-19 është mbizotërues në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Jakupi në një konferencë për media së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se të dhënat e fundit nga Departamenti i mikrobiologjisë tregojnë se dikur 80 deri në 90 për qind të izolanteve të fundit të COVID-19 janë të variantit Delta.

“Para tre katër muajsh, varianti Alfa ose ai britanik ishte në 98 për qind të rasteve, tani është vetëm 7-8 për qind të izolanteve, ndërsa nuk gjen izolante të variantit të Afrikës së Jugut ose Brazilian”, tha ai.

Sipas tij, tashmë ka ndryshuar situata, duke qenë mbizotërues varianti Delta në javët e fundit.

Ai tha se ky variant i virusit përhapet shumë më shpejt, e kjo sipas tij do të thotë që mund të preken më shumë njerëz, e rrjedhimisht të ketë më shumë hospitalizime.

“Varianti Delta përhapet shumë më shpejt dhe duke u përhapur shumë shpejt nënkupton se do të prek më shumë njerëz. Një pjesë e tyre munden me përfundu me pasqyrë të rëndë klinike që kërkon hospitalizim. Kjo prrapë do ta ngrisë barrën në spitale dhe do të ndikojë që të kemi më shumë pacientë duke kërkuar trajtim në spitalet e Kosovës. Për këtë arsye është e domosdoshme që të gjithë njerëzitqë s’janë vaksinuar që të shkojnë të vaksinohen sa më parë. Veçanarisht s’duhet të ketë asnjë person mbi moshën 50—vjeçare që s’është vaksinuar së paku me një dozë”, ka thënë Jakupi.

Related Articles