Sot rreth orës 12:00, në rrugën “Agim Ramadani ” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, ku kanë qenë të përfshira dy automjete dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin.