Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri të martën pasdite është përmbyllur numërimi i votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularët e plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve në 8 Qendra Komunale të Numërimit.
Komunat të cilat kanë përmbyllur aktivitetet janë: Mamushë (6), Shtërpcë (17), Junik (6), Hani i Elezit (11), Kllokot (, Mitrovicë e Veriut (22), Novobërdë (23), Zveçan (11) dhe Viti (64).
Deri më tani (e martë, 30 dhjetor 2025, ora 18:00) numri i përgjithshëm i vendvotimeve të procesuara nga të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit është 1,221 nga 2,557 vendvotime apo 47.75%.
Procesi i numërimit dhe verifikimit është duke vazhduar në 29 QKN-të tjera.
Pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi, të dhënat janë duke u transmetuar në platformën e KQZ-së për rezultate:
