Veshja e njëjtë e Maduros dhe Muriqit bëhet virale në rrjetet sociale

Veshja e njëjtë e Maduros dhe Muriqit bëhet virale në rrjetet sociale

Pasi presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, u kap nga SHBA-të dhe u dërgua në Nju-Jork për gjykim, ajo çka ra në sy ishte veshja e tij – komplete sportive Nike – që supozohet t’i kishte të veshura teksa flinte në Pallatin Presidenical.

Ndërkohë, sot gazeta spanjolle “Marca”, ka publikuar një fotografi të Maduros dhe lojtarit kosovar që luan për Mallorcan, Vedat Muriqin, i cili kishte veshur po të njëjtat tuta.

Në një postim në Facebook, “Marca” shkruan: “Tutat që po bëjnë xhiron e botës… edhe në La Liga”.

Ky postim është përcjellur me shumë të qeshura nga ndjekësit e faqes.

Related Articles