Bie koha e pritjeve në Merdarë

Bie koha e pritjeve në Merdarë

Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhim Kufitar, në Merdarë pritjet në dalje arrijnë deri në 60–70 minuta, me kolona automjetesh rreth 500 metra.

Disa orë më herët, pritjet aty shkonin deri në dy orë.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, shoferët po përballen me pritje 30–40 minuta dhe kolona deri në 300 metra, ndërsa në Jarinjë koha e pritjes në dalje shkon nga 20 deri në 30 minuta, me kolona rreth 100 metra.

Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi po zhvillohet normalisht, pa kolona të evidentuara si për automjete ashtu edhe për kamionë.

Related Articles