Vedat Muriqi shënon gol në ndeshjen me Gironan

Vedat Muriqi shënon gol në ndeshjen me Gironan

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka shënuar një tjetër gol në La Liga, këtë herë ndaj Gironas.

Qendërsulmuesi fitoi penallti në minutën e fundit të ndeshjes, ku u faullua brenda zonës nga kundërshtari.

Nga pika e bardhë si zakonisht ishte i pagabueshëm për ta ngushtuar epërsinë (90+1’).

Kësisoj, ky është goli i 10-të i Muriqit në Spanjë, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë pas Ferran Torres dhe Kylian Mbappe.

Related Articles