Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala qeverisë Kurti iu ka drejtuar me kuptimin “qesh e ngjesh”, kjo pasi së fundi qeveria Kurti e cila erdhi në pushtet me slloganin ” bojkoto produktet e Serbisë”, këto ditë ka lehtësuar importin e bllokave nga Serbia.
Sipastij kjo i bie që Serbia edhe na dogji edhe po na shet blloka për ndërtim.
Postimi i plotë:
Për vite të tëra pas luftës në bregdetin kroat nuk kanë mundur lehtë të shkojnë qytetarët nga Serbia përshkak të luftës në Kroaci dhe Bosnje ku shumë kroat ishin vrarë.
Dmth. qytetarët nga Serbia nuk kanë mundur t’i japin para kroatëve për pushime në bregdet.
Kroatët kishin refuzuar paret e Serbisë, krejt kjo në emër të patriotizmit.
Ndërsa në Kosovë për 20 vite pas luftës ka ndodhur e kundërta.
Serbia ka marrë pare të majme nga Kosova duke shitur në vazhdimësi produktet e saja.
Së fundi qeveria Kurti e cila erdhi në pushtet me slloganin ” bojkoto produktet e Serbisë”, këto ditë ka lehtësuar importin e bllokave nga Serbia.
Kjo i bie që Serbia edhe na dogji edhe po na shet blloka për ndërtim.
Por krejt kjo po harrohet kur kryeministri Kurti po takohet në Bruksel me Vuçiqin, po e mbanë një fjalim popullist dhe pastaj po plasë “kënaqësia” duke u krenuar me kryeministrin.
Kësaj i thonë “qesh e ngjesh”.