Udoyen Akpan zyrtarizohet te SC Gjilani

Udoyen Akpan zyrtarizohet te SC Gjilani

SC Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e sulmuesit Udoyen Akpan, i cili i bashkohet skuadrës nga FC Drenica, shkruan Gazeta “Enigma”.

Futbollisti 26-vjeçar, me origjinë nga Liverpooli, vjen me një përvojë të gjerë ndërkombëtare, të ndërtuar gjatë aktivizimit të tij në disa kampionate evropiane. Gjatë karrierës profesionale, Akpan ka qenë pjesë e klubeve në Angli, ndërsa ka luajtur gjithashtu në Qipro, Uells, Maltë dhe Itali.

Akpan pritet të shtojë konkurrencën në repartin ofensiv të ekipit gjilanas, ndërsa transferimi i tij shihet si një përforcim me rëndësi për vazhdimin e sezonit.

SC Gjilani ka konfirmuar se futbollisti tashmë është vënë në dispozicion të stafit teknik.

Related Articles