Të gjitha qeveritë që kanë udhëhequr me vendin përgjatë kohës së pandemisë kanë dështuar në menaxhimin e situatës, kështu ka thënë deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, raporton Gazeta Enigma.
Madje, ai tha se janë premtuar 500 mijë vaksinime në muaj. Sipas tij, ministria e Shëndetësisë ka dështuar të realizojë planin e planifikuar për 64% të popullatës, duke shtuar se në muajin shtator Kosova mund të rrezikohet nga varianti Delta.
“Sa i përket menaxhimit të pandemisë në veçanti të vaksinimit është një total dështim i të gjitha qeverive. Qeveria aktuale as nuk është duke arritur t’i menaxhojë numrat e të vaksinuarve dhe ka mospërputhje totale sa i përket raportimeve nga MSh-ja. Janë premtuar 500 mijë vaksinime në muaj. Ministria e Shëndetësisë ka dështuar të realizojë planin që vet e ka planifikuar për 64%”.
“Vaksinimi ka ngecje. Nëse vazhdojnë me mbajt kontratën sekret ne nuk e dimë kur kanë për të ardhur dozat e reja të të vaksinave. Deri më tani shumica e dozave të pranuara të vaksinës janë nga donacione të ndryshme Covaks”.
“Mirëpo ne kemi ndarë një buxhet prej 40 milionë eurove për të blerë vaksina dhe MSH-ja vazhdon me mbajt sekret me çka lenë shumë dyshime për besueshmërinë e kësaj kontrate. Në konsultim me IKSHPK vendosja e masave duhet të konsultohet nga profesionistë shëndetësor e jo nga politika. Me dozën e dytë aktualisht janë më pak se 7% e qytetarëve të Kosovës të vaksinuar dhe nuk mund të konsiderohet mbrojtje apo rritje të imunitetit me anë të vaksinimit nëse nuk bëhet me të dyja dozat”.
“Duke diçka e paarritshme sepse në praktikë nuk po ndodh një gjë e tillë. Ky premtim do të duhej të ishte deri në muajin shtator që ne do të duhej që deri në këtë muaj të kemi deri në 70% të qytetarëve të vaksinuar për të krijuar një mbrojtje për fazën e vjeshtës sepse rrezikohemi nga varianti delta dhe ajo premtimi për fundvit edhe ashtu është i vonshëm dhe i parealizueshëm nga kjo Qeveri”, tha Haxhiu.
Ndërsa infektologu Ilir Tolaj tha se në muajin shtator mund të ketë rritje të numrit të infektuarve, por nuk e she të arsyeshme as kërcënimin me mbyllje as deklaratat që mund të sjellin panik.
Sipas tij, përderisa do të ketë virus në qarkullim do të ketë edhe variante të reja, duke këkruar përjshpetim të procesit të vaksinimit.
“Është e mundur që do të ndikojë sepse është dendësi jashtëzakonisht e madhe e popullatës dhe do të ketë rritje të numrit me raste të reja, por nuk e besoj që do të përballemi me një valë të papërballueshme të kuptimit të valës së tretë. Në muajt shtator tetor mund të ketë ngritje por nuk e shoh të arsyeshme as kërcënimin me mbyllje as deklaratat që mund të sjellin panik”.
“Duhet të mobilizohen autoritet shëndetësore dhe ministria e Shëndetësisë që të vaksinojnë sa më shumë njerëz. Vaksinimi është e vetmja mbrojtje kundër infeksionit në veçanti ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Secila vaksinë që është në qarkullim është treguar që është shumë e sigurt edhe kundër varianteve të reja”.
“Përderisa do të ketë virus në qarkullim do të ketë edhe variante të reja. Mbylljet në përgjithësi nuk janë treguar efikase meqenëse mbyllja pas vetes mbart hapjen e domosdoshme e cila mund të rezultojë me një ngritje të papritur të numrit rasteve të reja”.
“Në vend të mbylljes dhe kërcënimeve duhet të mobilizohen të gjithë që të vaksinohet popullata dhe të promovohet vaksinimi si masa e vetme dhe më efikase për mbrojtje kundër secilës variant duke përfshirë edhe variantin Delta. Një përqindje e atyre që e kanë kaluar Covidin po përpallen me ankesa më të gjata se 3 muaj dhe mund të zgjasin edhe me vite ato ankesa. Nëse vaksinimi do të jetë më i përshpejtuar fundi i vitit do të na pret në normalitet të plotë”.