Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, një ditë më parë i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e Sllovenisë, Minca Benedejçiq, raporton Gazeta Enigma.
Ambasadorja sllovene, ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë në një postim në Twitter shkruan se pret me padurim thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve.
“E nderuar t’i dorëzojë kredencialet tek presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si ambasadorja e parë femër e Sllovenisë në Kosovë. Pres me padurim të thellojmë më tej marrëdhëniet miqësore midis dy shteteve tona”, shkruan ajo. /Gazeta Enigma/