Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar sot për gjendjen e ujit të pijshëm në të gjitha rajonet e vendit.
Sipas raportit të përditësuar:
Rajoni i Prishtinës:
- Fabrikat për trajtimin e ujit në Shkabaj, Badoc dhe Batllavë ofrojnë ujë brenda standardeve të lejuara.
- Në Drenas/Bivolak, fabrika punon me kapacitet të zvogëluar, por cilësia e ujit mbetet e sigurt për konsum.
- Lipjan dhe Kuzmin: uji brenda standardeve.
- Vragoli dhe Miradi e Poshtme: uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Mitrovicës:
- Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj dhe komunat veriore: uji është brenda standardeve të lejuara.
Rajoni i Ferizajt:
- Ferizaj: uji brenda standardeve.
- Han i Elezit: niveli i turbullirës në ujësjellësin qendror me burim në Dimcë është i lartë; uji përdoret vetëm për nevoja teknike dhe nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Gjilanit:
- Gjilan: uji brenda standardeve.
- Rezervuarët Prilepnicë dhe Bajë: parametra fiziko-kimikë brenda normave.
- Kamenicë dhe Viti: uji i sigurt për konsum.
Rajoni i Pejës:
- Pejë dhe Istog, zona Vrellë/Istog: uji brenda standardeve.
- Mbivada: turbullirë e lartë, uji përdoret vetëm për nevoja teknike.
- Junik: uji i sigurt.
- Deçan dhe Klinë: turbullirë e lartë, uji nuk rekomandohet për pije.
Rajoni i Gjakovës:
- Furnizimi me ujë nga KRU Gjakova është i sigurt për konsum.
- Hoçë e Madhe, Opterushë, Zaqishtë, Demjan dhe Gërçinë: vlera të larta të turbullirës, uji nuk konsiderohet i pijshëm.
Rajoni i Prizrenit:
- Burimi “40 bunarët” në qytetin e Prizrenit: uji brenda standardeve.
- Suharekë: problem furnizimi në fshatrat e përmbytura Semetisht, Studençan dhe Nëpërbisht.
- Malishevë: turbullirë e rritur, uji përdoret vetëm për qëllime teknike.
- Dragash: uji brenda standardeve.
IKSHPK apelon tek qytetarët që të respektojnë këshillat për përdorimin e ujit në zonat ku ai nuk rekomandohet për pije.
