Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të mbajë nesër mbledhje, në të cilën pritet të merret vendim nëse do të procedohet ose jo me rinumërim të plotë të votave, shkruan Gazeta “Enigma”.
Burime brenda KQZ-së bëjnë të ditur se në këtë mbledhje do të shqyrtohen gjetjet dhe rekomandimet që kanë dalë nga proceset e deritanishme të verifikimit, përfshirë edhe rinumërimet selektive.
Vendimi eventual për rinumërim të plotë do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.
