Të hënën ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo mbledhje pason një takim të 13 janarit, të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët e partisë.
Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, por fjalën e fundit për pranimin ose jo të dorëheqjes ka thënë se do ta ketë Kuvendi i LDK-së.
