Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhuruar sot një skaner Kosovës që të forcojë sigurinë kufitare.
Sipas njoftimit të Ambasadës së ShBA-së në Prishtinë, vlera e këtij skaneri kap vlerën e 3 milionë dollarëve, dhe i njëjti është vendosur në Merdarë.
Po ashtu, në njoftim thuhet se me këtë teknologji të avancuar mbështetet tregtia e ligjshme, forcohet siguria dhe interesant ekonomike.
“Kundërshtimi i trafikimit të paligjshëm dhe parandalimi i përhapjes së mallrave të falsifikuara e bën biznesin amerikan dhe kosovar më të fortë dhe më të begatë. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë krenare të forcojnë sigurinë kufitare të Kosovës përmes një skaneri Rapiscan 3 milionë dollarësh të prodhuar nga Amerika. Teknologjia rrit zbulimin, mbështet tregtinë e ligjshme dhe avancon sigurinë dhe interesat ekonomike të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
