Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu po mban një konferencë për media lidhur me aksionin për mashtrimin e votave në këtë qytet, aksion ky që rezultoi me 109 të arrestuar.
Ai tha se katër subjektet më të mëdha politike kanë manipuluar me vota duke i dërguar të preferuarit e tyre,
“Ditë më parë kemi paralajmëruar se manipulimi i votës dhe i rezultateve zgjedhore është krim, dhe do të ndëshkohet pa kompromis. Sot, secili prej atyre që ka guxuar t’i fus duart në votat dhe vullnetin e qytetarëve është ballafaquar me forcën e ligjit. Dua ta bëj të qartë për të gjithë, këtu nuk bëhet fjalë për numërimin e votave të subjekteve politike që ka ndodh më 28 dhjetor, por për manipulime brenda llojit, aty ku katër subjektet më të mëdha politike i kanë dërguar të preferuarit e tyre, dhe ata kanë menduar që larg syve të institucionit të sigurisë dhe drejtësisë mund të manipulojnë dhe të ia dalin pa të keqe”, tha Kryeziu.
