Mbyllet aksi Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Mbyllet aksi Ferizaj–Gjilan në Sojevë

Aksi rrugor Ferizaj–Gjilan, në segmentin tek fshati Sojevë, është mbyllur për qarkullim për shkak të grumbullimit të ujit në rrugë, raporton Gazeta Enigma.

Si pasojë, të gjitha automjetet që udhëtojnë në këtë drejtim po orientohen të shfrytëzojnë rrugën alternative Ferizaj–Mirosal–Gjilan dhe anasjelltas, deri në normalizimin e situatës.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit, pasi reshjet e shtuara kanë vështirësuar kushtet atmosferike dhe të rrugës.

Po ashtu, kërkohet respektimi i sinjalizimit rrugor dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet aktuale.

Ende nuk dihet se kur do të hapet sërish për qarkullim ky segment rrugor.

Related Articles