Jahjaga: Raportimet për ‘lidhjen time’ me dosjen Epstein janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta

Jahjaga: Raportimet për ‘lidhjen time’ me dosjen Epstein janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pasi termi “Presidentja e Kosovës” u përmend në dosjet e famëkeqit Jeffrey Epstein, në një email të vitit 2012, kur në këtë pozitë ishte vetë Jahjafga.

Jahjaga tha se “raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta”.

“Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë. Përmendja e emrit tim nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë lloj dokumenti të publikuar”, shkroi Jahjaga në një postim.

Jahjaga pohoi se në këtë email te palëve të treta përmendet ‘Presidenti i Kosovës’, por tha se “nuk është e qartë cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim në emër të tij apo të saj”.

“Çdo raportim ndryshe është insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtë nga dokumentet. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat të cilat e kanë lakuar emrin tim, sidomos meqenëse as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kërkuar takim me personin në fjalë në asnjë pozitë që kam mbajtur deri më tani”, deklaroi në fund ish e para e vendit.

Related Articles