Dyshime për “shtytje në vetëvrasje” në Gjilan, një grua konsumoi sasi të tepruar të barnave

Dyshime për “shtytje në vetëvrasje” në Gjilan, një grua konsumoi sasi të tepruar të barnave

Një grua nga Gjilani po trajtohet në QKUK, pasi e njëjta dyshohet se konsumoi sasi të tepruar të barnave, rast që Policia e konsideroi si “Shtytje në vetëvrasje”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, tha se rasti është duke u hetuar nga hetuesit policorë në Gjilan.

“Me datën 01.02.2026, rreth orës 00:20 kemi pranuar informacion nga Qendra Emergjente në Gjilan se një femer kosovare është pranuar për trajtim mjekësor, për të cilën dyshohet se ka konsumuar sasi të tepruar të barnave. E njëjta, pas tretmanit fillestar mjekësor, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejmë. Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Shtytje në vetëvrasje” dhe është duke u hetuar nga hetuesit policorë në Gjilan”, ka thënë Osmani.

Related Articles