Abdixhiku pritet ngrohtësisht nga Osmani, flasin për zhvillimet e fundit politike

Abdixhiku pritet ngrohtësisht nga Osmani, flasin për zhvillimet e fundit politike

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i ka shkuar sot në takim presidentes Vjosa Osmani, me ftesë të të parës së vendit.

Abdixhiku tha se diskutuan për zhvillimet e fundit politike dhe ndërkombëtare me rëndësi për Kosovën.

“Në këtë takim u informova për iniciativën e Presidentit Donald Trump për themelimin e Bordit të Paqes; një nismë që synon forcimin e stabilitetit, dialogut dhe paqes, dhe që e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës”, shkroi Abdixhiku.

“I shpreha Presidentes Osmanit mbështetjen e plotë të Lidhjes Demokratike të Kosovës për këtë iniciativë. Forcimi i paqes, i aleancave, në veçanti me SHBA-të, dhe i rolit ndërkombëtar të Kosovës duhet të jetë përparësia jonë”, u shpreh tutje ai.

I pari i LDK-së tha se partia e tij “mbetet e përkushtuar ndaj orientimit euroatlantik dhe bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë strategjikë”.

Related Articles