Katër persona janë lënduar pas një vetaksdeti në fshatin Dren të Zubin Potokut, raporton Gazeta Enigma.
Sipas policisë në aksidentin e ndodhur të enjten ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh.
“Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar vozitësja femër kosovare dhe tre pasagjerët (dy meshkuj dhe një femër kosovare) të cilët kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të forcave të rendit
